Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Mbi 300 pacientë serbë janë trajtuar brenda tre vjetësh në Klinikën e Kardiologjisë

Mbi 300 pacientë serbë janë trajtuar brenda tre vjetësh në Klinikën e Kardiologjisë

Brenda tri vjetësh të fundit mbi 300 qytetarë të komunitetit serb janë trajtuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kështu ka kuptuar Dukagjini me burime zyrtare brenda QKUK-së.

Ndyshe, një qytetar i komunitetit serb nga Graçanica, Jefta Aksiq tregoi për Televizionin Publik të Kosovës se para më shumë se dy javësh i është plaçkitur banesa në të cilën jetonte.

Ai ka thënë se pas kësaj pësoi infarkt, si rrjedhojë u shtrua në QKUK, me ç’rast e ka falënderuar stafin e Klinikës Kardiologjike që ia shpëtuan jetën.

E doktorët e kësaj klinike kanë thënë se trajtimin e kanë të njëjtë për të gjithë pacientët.

Po ashtu Aksiq ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës, për punën e bërë lidhur me rastin e tij, pasi ka arrestuar personat e dyshuar për vjedhje.

/TV Arbëria

Powered by WordPress