Janë gjetur pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Gjakovë dhe një grua në afërsi të shtëpisë së saj në Mitrovicë të Jugut.
Mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tyre.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
“Raportohet se në afërsi të shtëpisë së saj, është gjetur pa shenja jete ,viktima femër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton raporti 24 orësh.
/TV Arbëria