Një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut.
Rastin, Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Mitrovicë Veri / 12/13.03.2024 – 18:00/10:50. Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
/TV Arbëria