Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Deputeti gjerman: Vendimi për Manastirin e Deçanit ia hap Kosovës dyert për anëtarësim në KiE

Deputeti gjerman: Vendimi për Manastirin e Deçanit ia hap Kosovës dyert për anëtarësim në KiE

Deputeti gjerman nga CDU/CSU, Knut Abraham, ka thënë se është lajm i mirë nga Kosova vendimi për regjistrimin e pronës së Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se ky vendim i Qeverisë së Kosovës ia hapë dyert vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Lajm i mirë sot nga Kosova! Me zbatimin e aktgjykimit të Manastirit të Deçanit, Kosovës i hapen dyert për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj!”, ka shkruar Abraham.

Powered by WordPress