Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se kjo dëshmon guxim politik.
“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, i cili dëshmon guximin politik dhe përkushtimin e saj për sundimin e ligjit”, ka thënë Hargreaves.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.