Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vendimi i Kurtit për Manastirin, kryetari i historianëve në Deçan: Sot është një ditë zie për Kosovën

Vendimi i Kurtit për Manastirin, kryetari i historianëve në Deçan: Sot është një ditë zie për Kosovën

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti urdhëroi Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’a regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit.

Përmes një konference për media, Imeraj e ka quajtur ditë zie për Kosovën, ndërsa zbatimin e këtij vendimi e quan sulm të rëndë ndaj rendit juridik e kushtetues.

“Sot është një dite zie për Kosovën. Jemi të befasuar dhe shumë të shqetësuar me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 24 hektar tokë afër manastirit të Deçanit. Zbatimi i vendimit të Gjykatës është sulmi më i madh që i është bërë rendit juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës të vitit 2008”, tha Imeraj në një konferencë për media.

Ndërsa, tha se kanë kërkuar ndihmën e avokatëve, që lënda të dërgohet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Po ashtu zbatimi i akt gjykimit kushtetues për në Deçan është i papranueshëm, i padrejtë antiligjor dhe antikushtetues. Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për prona është sulmi më i madh që i është bërë rendit juridik dhe kushtetues, shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Në përpjekjet tona nuk do  t’i ndalim as në vijim e sipër dhe qysh sot kemi kërkuar ndihmën e juristëve, avokatëve më të mirë që lënda të trajtohet  dhe të përgatitet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, u shpreh ai.

Powered by WordPress