Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Baraliu: Albin Kurti qyqar, fjalëmadh e punëhiç, dhe narcisist me përmasa historike

Baraliu: Albin Kurti qyqar, fjalëmadh e punëhiç, dhe narcisist me përmasa historike

Si një përkrahës i madh i VV-së, Bleron Baraliu, është shprehur i mllefosur me Kryeministrin Albin Kurti, pas njoftimit  për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për tokat e Manastirit te Deçanit.

Baraliu, përmes një postimi në ”Facebook” ka shprehur zhgënjimin ndaj tij, duke shkruar se gjenerata e gjenerata, se gjaku i Adem Jasharit dhe i mijëra dëshmorëve të tjerë, do të na mallkojnë për votat që ja kemi dhënë këtij imbecili politik.

Poshtë Albin Kurti, ky qyqar fjalëmadh e punëhiç, ky gënjeshtar tautologjik a narcisist me përmasa historike. Tradhëtia e Kuvendit të Kosovës me krijimin e Gjykatës Speciale nën trysni ndërkombëtare, nën dirigjimin e Hashim Thaqit, zbehet në një mizë të padukshme karshi hipokrizisë dhe tradhëtisë së Albin Kurtit sot duke dhuruar toka shqiptare kishës fashiste politike s*rbe. Me justifikime e qyqarllëk të paparë prej kohës së Ali Shukrisë e Rrahman Morinës, Albin hipoktriti po e dërgon popullin shqiptar drejt një lufte të re me hapa të sigurtë, herë me injorancë e herë me veprime kapricioze prej një narcisisti që qartë nuk kupton asgjë nga politika ndërkombëtare as lokale dhe verbërisht po na dërgon në një konflikt me aleatë e me njëri tjetrin”, ka thënë Baraliu.

Ai theksoi se Kosova sa me parë duhet të shkoj në zgjedhje dhe populli të ja tregoj vendin, sepse në të kundërtën le ta mbajmë në supe vulën e poshtërimit e tradhëtisë.

‘Nuk kemi çare’, thoshte Hashimi; `S’patëm çare`, paska deklaruar sot pasuesi i tij besnik dhe vasali më i ri nënshtruar racistëve politikë gjermanë e evropianë. Nuk paska patur çare sepse ‘nuk futemi ndryshe në KiE’ paska thënë qyqari. Populli ka nevojë për liri, për të drejtë jetese në trojet e veta, për vetëvendosje – jo për koncesione idiotësh e marrëveshje që cungojnë e mbyllin çdo shteg drejt përparimit të vendit e kombit. Gjenerata e gjenerata do të na mallkojnë votën që ia kemi dhënë këtij imbecili politik! Gjaku i Adem Jasharit e mijëra dëshmorëve na mallkon sot! Kosova duhet të shkojë në zgjedhje një çast e më parë, dhe populli t’ia tregoj vendin këtij hipokriti injorant siç ia ka pas treguar jugosllavistëve të para luftës e neo-vasalistëve të pasluftës. Në të kundërtën, le ta mbajmë në supe vulën e poshtërimit e tradhëtisë, damkën e qyqarllëkut e dështimit”, ka përfunduar ai.

/TV Arbëria