Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin me Emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të zhvillojë takim me partitë opozitare.
Ekonomia Online mëson se takimi do të mbahet në Ambasadën Amerikane, nga ora 19:00.
Lideri i Aleancës ka theksuar se angazhimi i ShBA-së është kyç për finalizimin e procesit të dialogut.
“E mirëpresim angazhimin e ShBA-së për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Angazhimi i emisarit Escobar është kyç dhe e falënderojmë për gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Kosovën në synimet e saj”, ka thënë Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i AAK-së.
“Kryetari Haradinaj me kënaqësi ka pranuar ftesën për takim sot në ora 19:00”, shtoi ai.