Zëdhënësi i këtij institucioni, Ekrem Lutfiu tha për TV Arbëria se, Prokuroria është duke punuar në mënyrë intensive.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale në këtë fazë të procedurës, nuk mund të ofroj të dhëna të cilat i kërkoni ju, por ju njoftojmë se në këtë rast Prokuroria është duke punuar në mënyrë intensive”, përgjigjet Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale.
Për sa kohë që Prokuroria vijon ta jap lajmin se po bën hetime intensive, çështja e aferës së rezervave shtetërore, dyshimet e ngritura për krim të organizuar e korrupsion, po trajtohen edhe nga ana e një komisioni hetues të përkohshëm parlamentar, të cilin e kryeson deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj.
Ky komision përveç përplasjeve politike midis mazhorancës dhe opozitës për temat e ndryshme, nuk po e kryen funksionin e tij për çka është formuar.
Gati po mbaron mandanti gjashtë mujor i tij dhe ende nuk është bërë thuajse asgjë në mbledhjen e provave dhe intervistimin e personave për të bërë raportin përfundimtar mbi gjetjet rreth dyshimeve për këtë aferë, siç është quajtur e vajit dhe e miellit.
Dje u mbajt takimi i këtij komisioni, i cili dështoi për shkak të akuzave të rënda midis deputetëve të pozitës dhe opozitës, për temat që fare janë object hetimi i këtij komisioni.
/TV Arbëria