Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni duke folur për projektin e realizimit të stadiumit të qytetit në Gjilan tha se vlera e këtij projekti arrinë në 15 milionë euro.
Por që sipas Hysenit, ka vullnet për pengesë të këtij projekti.
“Sa i përket stadiumit të qytetit është 15 mijë euro vlera e projektit. Është stadium i kategorisë ku munden edhe ndeshje ndërkombëtare me u luajtë aty. Sa vullneti është për me e pengu këtë projekt”, tha Hyseni në Tëvë1.
Kurse i pyetur se nga kush vie vullneti për pengimin e realizimit të këtij projekti, Hyseni tha “nga politika, nga ku e di unë, nga grupet e interesit, nga të gjithë. Unë kam kundërshtarë politik në Kosovë”.
“Unë ju tregova që interesi për me e pengu është i madh sepse është projekt që ka impakt edhe politik. Unë nuk kam rast me tregu me emër, me mbiemër. Merrni kompanitë që kanë bë ankesë, dokumentet janë publike besoj, unë nuk po e paragjykoj. Vetëm merreni dhe analizoni mu nuk më takon prej pozicionit të kryetarit me bë”, shtoi Hyseni
Ndryshe, në shtator të vitit 2023 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, kishte nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, për ndërtimin e stadiumit të qytetit, një projekt për të cilin ka premtime tash e disa vjet.