Asociacioni i Komunave të Kosovës, pas një procesi të punës, të verifikimeve dhe të auditimeve në bashkëpunim me “Be Consulted” ka arritur të certifikohet nga Kompania evropiane TUVNORD me Standardet ISO 9001:2015 me fushëveprim “Menaxhimi i Programit të Trajnimeve për Komunat e Kosovës”.
Sipas njoftimit, rëndësia e këtij certifikimi do të ketë efektin e vet, meqë edhe trajnimet, në masën më të madhe si deri më tani, do të bëhen brenda standardeve ISO, si në formë ashtu edhe në mënyrën e trajtimit të tyre. Po ashtu, “Ky certifikim ofron një strukturë të menaxhimit të cilësisë së vazhdueshme.”
Tutje, në njoftim shkruhet se “Vlen të potencohet se Asociacioni i Komunave të Kosovës është i vetmi Asociacion ne shtetet e Evropës Juglindore në kuadër të NALAS që ka arritur të certifikohet me Standardet ISO për fushën e trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve për autoritetet lokale.”
/TV Arbëria