Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mbi 233 mijë euro buxheti për zgjedhjet në katër komunat veriore

Mbi 233 mijë euro buxheti për zgjedhjet në katër komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur të hënën mbledhje e radhës në të cilën është miratuar planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën 233, 204 euro.

KQZ ka miratuar edhe vendimi për shkurtimin e afateve të rregullta zgjedhore.

Tutje KQZ ka shqyrtuar edhe miratuar planin e aktiviteteve për procesin e votimit dhe planin e informimit publik sa i përket votimit për largimin e kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.