Si pasojë e sanksioneve evropiane ndaj Kosovës në fund të qershorit të vitit të kaluar e gjer më sot, bilanci i dëmit monetar ndaj vendit ka kaluar 420 milionë euro, ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një konferencë për media në Gjilan.
“Masat ndëshkuese ekzistojnë në Kosovë, efekti financiar ka kaluar 420 milionë euro, ka filluar me 270, por kur ngrihen fondet financiare ndëshkimet shkojnë duke u rritur. Ne duhet të punojmë shumë për largimin e masave ndëshkuese që ka Kosova”, ka thënë Haziri.
“Po vjen koha që nuk ka kush na largon masat në Evropë. Mund të shtohen, por të largohen është problem, sepse duhet harmonizim mes 27 shteteve”, tha Haziri.