Boksieri kosovar, Besar Nimani, (38-vjeçar) u vra të shtunën në mbrëmje në qytetin Bielefeld të Gjermanisë, nga persona ende të panjohur.
Lajmin për media e ka konfirmuar vëllai i të ndjerit, Berati.
Kurse gazeta gjermane “BILD” jep detaje shtesë në lidhje me këtë vrasje të ndodhur rreth ores 18:30, që tronditi qytetin në Gjermani.
Një dëshmitar thotë se një grup prej pesë apo gjashtë personash ishin të ulur në një kafene, ku papritmas u dëgjuan të shtëna armësh.
“Isha i ulur në kafenenë De Lorenzo Galateria Italiana. Në atë moment dëgjova të shtëna. Më pas policia rrethoi gjithçka. Sido që të jetë, keq që autorët (ishin të paktën dy të tillë, kaluan me vrap) dhe ende po vrapojnë lirshëm. Dhe ajo që më duket më e keqja nga të gjitha është se diçka po ndodh në qytetin e bukur e të vjetër”, ka shkruar një dëshmitar në rrjetet sociale
Gjatë boksit profesionist ai zhvilloi 27 meçe, shënoi 26 fitore dhe barazoi një herë, kurse humbje s’kisha fare.
Sipas medieve gjermane, ndaj ish-boksierit kishte pasur edhe një tentim për vrasje në vitin 2013.
Ndërsa lidhur me rastin, janë deklaruar policia dhe prokuroria.
Përmes një komunikate, bëhet e ditur se krimi ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Obernstrasse pranë Klasingstrass.
Dyshohet se viktima u qëllua nga më shumë se një i dyshuar.
Viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra.
Policia ka nisur një operacion të madh policor dhe është në kërkim të personave të dyshuar.
/TV Arbëria