Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > “Oscars 2024”– parashikimet se kush mund të fitojë çmimet kryesore të filmit, aktorit dhe aktores më të mirë

“Oscars 2024”– parashikimet se kush mund të fitojë çmimet kryesore të filmit, aktorit dhe aktores më të mirë

Të dielën do të mbahet edicioni i 96-të i “Oscars”, ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve në botën e kinematografisë.

Sipas parashikimeve të The Guardian, filmi i realizuar nga Christopher Nolan, “Oppenheimer”, pritet të rrëmbejë çmimet kryesore, duke përfshirë edhe kategorinë “Best Picture” (Filmi më i mirë).

“Oppenheimer” prin gjithashtu për nga numri i nominimeve kundrejt filmave të tjerë me 13 sosh.

Ky film i realizuar nga Christopher Nolan pasqyron jetën e fizikanit J. Robert Oppenheimer, shkencëtari që udhëhoqi Projektin Manhattan gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u bë testimi i parë i një bombe nukleare, një konkurrencë e ashpër me shtetet e tjera.

Nolan i cili po ashtu ishte krijues i filmit “Interstellar”, parashihet të fitojë çmimin e kategorisë “Regjisori më i mirë”.

Por, cilat çmime mund të fitojë “Oppenheimer” dhe si qëndron ky parashikim për filmat e tjerë? Mediumi britanik The Guardian kategorizoi këtë parashikim në dy aspekte, njëri i cili parashikon se kush do të fitojë çmimin dhe i dyti se kush duhet të fitojë çmimin. Ja lista e parashikimeve, për disa nominime kryesore që duhet diskutuar.

“Best picture” (Filmi më i mirë)

Do të fitojë: Oppenheimer

Duhet të fitojë: Poor Things.

“Regjisori më i mirë”

Do të fitojë: Christopher Nolan, i filmit Oppenheimer

Duhet të fitojë: Jonathan Glazer, i filmit The Zone of Interest

“Aktori më i mirë”

Do të fitojë: Cillian Murphy, Oppenheimer

Duhet të fitojë: Paul Giamatti për The Holdovers

“Aktorja më e mirë”

Do të fitojë: Emma Stone për rolin e saj në Poor Things

Duhet të fitojë: Emma Stone për rolin e saj në Poor Things

“Aktori më i mirë për rolin dytësor”

Do të fitojë: Robert Downey Jr për rolin e tij në Oppenheimer

Duhet të fitojë: Ryan Gosling për rolin e tij në filmin Barbie

“Aktorja më e mirë në rol dytësor”

Do të fitojë: Da’vine Joy Randolph për rolin e saj në The Holdovers

Duhet të fitojë: Da’vine Joy Randolph për rolin e saj në The Holdovers

“Filmi më i mirë i animuar”

Do të fitojë: The Boy and the Heron

Duhet të fitojë: The Boy and the Heron

“Skenari më i mirë i përshtatur”

Do të fitojë: Jonathan Glazer për filmin The Zone of Interest

Duhet të fitojë: Jonathan Glazer për filmin The Zone of Interest

“Skenari më i mirë origjinal”

Do të fitojë: Justine Triet për filmin Anatomy of a Fall

Duhet të fitojë: Celine Song për filmin Past Lives

Dokumentari më i mirë

Do të fitojë: Mstyslav Chernov për dokumentarin 20 days in Mariupol

Duhet të fitojë: Mstyslav Chernov për dokumentarin 20 days in Mariupol

Filmi më i mirë ndërkombëtar

Do të fitojë: The Zone of Interest

Duhet të fitojë: The Zone of Interest

Dizajni më i mirë i prodhimit

Do të fitojnë: Sarah Greenwood dhe Katie Spencer për filmin Barbie

Duhet të fitojnë: Shona Heath dhe James Price for filmin Poor Things

Kinematografia më e mirë

Do të fitojë: Hoyte van Hoytema për filmin Oppenheimer

Duhet të fitojë: Robbie Ryan për filmin Poor Things

Grimi dhe stilimi më i mirë i flokëve

Do të fitojnë: Kazu Hiro, Kay Georgiou dhe Lori McCoy-Bell për filmin Maestro

Duhet të fitojnë: Nadia Stacey, Mark Coulier dhe Josh Weston për filmin Poor Things

Dizajni më i mirë i kostumeve

Do të fitojë: Jacqueline Duran për filmin Barbie

Duhet të fitojë: Holly Waddington për filmin Poor Things

Kategoria për editimin më të mirë

Do të fitojë: Jennifer Lame për filmin Oppenheimer

Duhet të fitojnë: Thelma Schoonmaker për filmin Killers of the Flower Moon. /Telegrafi/

Powered by WordPress