Një nga shtytjet me të njohura artistike që hovëzoi në Holandë, por që si e tillë, e cila siç thotë Umberto Eco, i nënshtrohej një trysnie te dyfishtë të moralit të rreptë kalvinist dhe moralit borgjez, laik e te emancipuar, qe prirja për të pikturuar edhe asi modele, në të cilën bukuria bashkohet me të dobishmen.
Pra me këtë rast, ndodh një shndërrim gjithnjë e më i madh i figurës së femrës ku “gruaja shihet e veshur dhe paraqitet si amvise, edukatore dhe administruse”.
Kështu, sipas këtij esteti të njohur në librin e tij “Historia e bukurisë”, si në emblemat e Ketsit, të cilat kishin nje orientim tërësisht praktik dhe të përditshëm, ose në mjediset e pikturave të Stinit, ku mjedisi i brendshëm i një shtëpie nuk dallohej nga mjedisi i brendshëm i një bujtine, shihet qartë se si një kulture e prirur drejt ‘bezdisë dhe bollëkut’ paraqet gra të cilat mund të jenë sensuale dhe provokuese pa lënë pas dore rolin e tyre prej amvise dhe të zonja.
Për më tepër kjo tendence artistike holandeze dallon nga nga bukuria e shfaqur ne oborrin mbretëror të Francës me Rubensin e cila lirisht mund të definohen si shqisore.
E, si shembull i kësaj bukurie praktike mund të merret edhe kjo tablo Johannes Vermerr-it 1658-1660, ku eshte pikturuar portreti i një gruaje të re, apo siç njihet ndryshe kjo pikturë si “Qumështshitësja”.
/TV Arbëria