Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.
”Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024”, kanë thënë ata.
Me katër fitore radhazi, Sadiku ka siguruar ‘vizën’ për LO PARIS 2024.
”Urime Donjetës për mundin dhe sakrificën e deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike. Urime edhe trajneres Marjolla Sallauka, gjithë atyre që punuan me Donjetën dhe Federatës së Boksit të Kosovës”, kanë shkruar ata.
/TV Arbëria