Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një aksident me fatalitet, dhe 21 me të lënduar brenda 24 orëve

Një aksident me fatalitet, dhe 21 me të lënduar brenda 24 orëve

Një aksident me fatalitet, 21 me të lënduar, dhe 35 me dëme materiale, janë raportuar brenda 24 orëve në vend.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 943 gjoba trafiku, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë.

Vetëaksidenti me fatalitet, ndodhi mbrëmë në Poqestë të Pejës, dhe lidhur me këtë Policia e Kosovës ka dhënë detaje .

Sipas Policisë, drejtuesi i veturës derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë dhe fillimisht ka goditur një shtyllë elektrike dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Poqestë, Pejë / 08.03.2024 – 18:11. Drejtuesi (i dyshuari) kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë dhe fillimisht ka goditur një shtyllë betoni (elektrike) dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre.  Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda-vdekjeprurëse dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.

/TV Arbëria