Janë mbledhur kallogretë në tvsh-në e Veros e “po luftojnë” sharlatanizmin në mungesë të sharlatanëve. Më nxjerr Alban Dudushi (në emisionin e tij në tvsh) në insert me zë e figurë ku flas për etimologjinë e Detit Kaspik për të më injoruar publikisht dhe si “rastësisht” është edhe Xhufi e Lloshi në këtë emision…
Natyrisht, se përveç etimologjisë sime për KASPIKun, nuk ka një tjetër etimologji që të jetë konkurruese dhe etimologjia ime nuk mund të bjerë nga zgërdhitjet e Dudushit e të Xhufit. Etimologjia bie me një tjetër etimologji dhe këtë duhet ta mësojnë eunukologët e hamzakologët.
Që tvsh ishte mjet propagande e PPSH-së, kjo dihet. Por që të përdoret edhe sot si instrument për të përhapur tezat sllave për origjinën e shqiptarëve, kjo është e palogjikshme.
Më duhet t’i drejtohem gazetarit Alban Dudushi se në shkelje të ligjit ka nxjerrë pamje të miat me qëllim të denigrimit publik dhe në kundërshtim me parimetve gazetarisë, nuk më ka thirrur për t’ë mbrojtur figurën time e as më ka marrë leje për të më nxjerrë në insert e aq më shumë në një media publike.
Gjithsesi, kallogretë e albanologjisë po e luftojnë “armikun” me sllogane e sharje.
O eunukologë, më thërrisni në debat dhe më çarmatosni, po mundët. Nuk është mirë të vrisni debatin shkencor me pretekse se “nuk përballemi me sharlatanët”. Sharlatan është ai që i fshihet përballjes. Sharlatan je ti z. Xhufi, që as merr vesh nga gjuhësia dhe del në luftë kundër “sharlatanëve” imagjinarë të gjuhësisë. SHARLATANE ËSHTË JOT SHOQE, ANILA OMARI, QË PASI I HOQI SHQIPES 1000 FJALË PËR T’IA DAMKOSUR SI HUAZIME SERBE, I FSHIHET DEBATIT.
TË DY BASHKË INI NJË ÇIFT KLASIK SHARLATANËSH.
Ti Xhuf del e flet, por i fshihesh përballjes me mua. Ndërsa jot shoqe organizon sllavologët nëpër media të llomotisin tezat serbe. Le të dalë nga ferra “akademikja” prosllave e të debatojë për mënxyrën që i ka bërë identitetit të gjuhës shqipe.
O Xhuf, gazetarët e varur, që ju i përdorni kundër të vërtetave shkencore në albanologji, janë prostituta të politikës. Ju, për të çimentuar tezat antishqiptare, përdorni të njëjtat prostituta mediatike.
Sharlatanët kanë emër dhe një nga ata quhet Pëllumb Xhufi.
O heshtni, ose përballuni!
Postimi i Plotë i Agron Dalipaj