Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fotot e reja të manekines vërshuan internetin për shkak të fundit që kishte veshur dhe 92 kilogramëve

Fotot e reja të manekines vërshuan internetin për shkak të fundit që kishte veshur dhe 92 kilogramëve

Të gjithë drejtuan shikimin drejt saj

Ashley Graham tërhoqi shumë vëmendje në Nju-Jork kur u shfaq me një bluzë transparente dhe një fund xhins të ngushtë.

Deshi apo jo, Ashley Graham po shkakton sërish reagime të mëdha!

Manekinia më e famshme ‘plus-size’ është fotografuar teksa po dilte nga një restorant i famshëm në Nju-Jork.

Për këtë rast, ajo kishte veshur një fund xhins të gjatë dhe të ngushtë dhe një bluzë me vija transparente, të cilën e lëshoi mbi supe dhe poshtë saj dukeshin sutjena të bardha.

Ashley është e njohur për mbrojtjen e një pamjeje natyrale. Ajo ndihet krenare që peshon 92 kilogramë, shpesh fotografohej e zhveshur dhe u shpall femra më seksi në botë.

Megjithatë, ky edicion i modës ndau përdoruesit e rrjetit. Ndërkohë që disa mendojnë se fundi xhins i shkon shumë, të tjerë shkruajnë se modelet e ngushta nuk u shkojnë për shtat femrave me mbipeshë.

“Është e bukur”, “E adhuroj se ka shumë vetëbesim”, “Nuk më pëlqen fare kjo”, “Nuk e kuptoj pse e ka veshur këtë bluzë, “Është e bukur si engjëll“, “Ky fund nuk i shkon shumë”, “Si shkon fundi me 92 kg!?”, janë vetëm disa nga komentet.

Le të kujtojmë gjithashtu se si Ashley foli hapur për pamjen e saj fizike:

“Njerëzit shpesh më pyesin se si arrij të jem kaq e sigurt dhe komentojnë për stilin tim të veshjes. Të jesh mbi 90 kilogramë dhe të shkrepësh fushata të të brendshmeve nuk do të thotë që dua të bëj vazhdimisht biseda se çfarë duhet për të qenë kaq e sigurt. Kjo vetëm sepse unë ‘Jam një vajzë e madhe nuk do të thotë që duhet të bëj këto lloj bisedash gjatë gjithë kohës. Është disi tronditëse për mua sepse grave më të dobëta nuk u bëhen të njëjtat pyetje. Në fund të fundit, nuk ka të bëjë me pamjen. Ndonjëherë ajo që është brenda nesh është diçka për të cilën duhet të punojmë,” thoshte dikur Ashley. /Telegrafi/

 

Powered by WordPress