Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shkarkimi (jo)kushtetues

Shkarkimi (jo)kushtetues

Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së mbajtur sot ka bërë të ditur se i ka verifikuar listat e nënshkrimeve të peticionit për largimin e kryetarëve në katër komunat në veri të vendit. Sipas Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, nga listat e pranuara rezulton se në të katër komunat është përmbushur 20 për qindëshi i kërkuar në peticion për të nisur procedurat e largimit të kryetarëve. Në këtë mënyrë janë votuar rekomandimet e këtij organi të KQZ dhe kështu i është hapur rruga procesit për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë në veri të vendit me 21 prill të këtij viti.

 

Mirëpo, shkarkimi i kryetarëve aktual në këtë mënyrë ka kohë që është u vlerësuar nga ekspertët juridikë si kundër kushtetues. Në një intervistë të mëhershme për mediumin Evropa e Lirë, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, kishte deklaruar se udhëzimi administrativ i lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për largimin e kryetarëve të komunave nga funksioni, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Këtë qëndrim ai e kishte mbështetur  te mungesa e një Ligji për iniciativë qytetare apo referendum.

 

Për shumë, ai kishte paralajmëruar se KQZ nuk guxonte bënte këtë që e ka bëri sot, duke i hapur rrugë procedurave të shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në komunat veriore, në bazë të udhëzimit administrativ të MAPL-së. KQZ-ja, kishte pohuar ndër të tjera Hasani,  me këtë udhëzim, nuk mund të procedojë, sepse nuk mund t’i japë urdhër për procedim organi administrativ, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për shkak se atë mund ta bëjë vetëm ligjvënësi. Nenet 70 dhe 71 [të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale] kanë autorizimin ligjor, dhe caktohen me ligj iniciativat për rregullat normative dhe politika komunale. Për ato ekzistojnë dispozita ligjore, për nenin 72 nuk ekzistojnë, dhe për pasojë nuk ka autorizim për nxjerrje të udhëzimit administrativ. Udhëzimet nxirren për ta zbatuar një ligj, një normë ligjore, dhe duhet të ketë autorizim në ligj. Neni 72 nuk flet fare për autorizim të ministrisë, as Qeverisë, as askujt. Flet për ligj, e ligji nuk ekziston.

 

Sidoqoftë, sot asnjëri nga përfaqësuesit e partive politike në KQZ, nuk ka votuar kundër këtij rekomandimi. Mbetet të shihen pasojat politike të legjitimimit të këtij shkarkimi politik (jo)kushtetues.

 

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

Powered by WordPress