Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dje ka mbajtur fjalimin drejtuar kombit në një seancë të përbashkët të Kongresit dhe Senatit. Gjatë adresimit para ligjvënëseve amerikanë ai bërë të qartë se nuk e ka ndërmend t’i përkulet Putinit, që sipas tij do ta bëtë kandidati republikan Donald Trump. Për më shumë, ai hodhi kritika ndaj ish-presidentit amerikan dhe rivalit të tij për zgjedhjet e nëntorit në lidhje me komentet e fundit për NATO-n – aleancën e mbrojtjes të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila shënon 75-vjetorin e themelimit këtë vit. Sipas drejtuesit demokrat, sot demokracia është në rrezik si brenda ashtu edhe jashtë.
“Të përkulesh para një udhëheqësi rus, është skandaloze, e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha Biden, duke iu referuar Trumpit, ndërsa kujtoi sesi ish-presidenti Ronald Reagan – i cili mbahet mend me dashuri nga republikanët – i është kundërvënë Kremlinit gjatë Luftës së Ftohtë”, shtoi ndër të tjera Joe Biden.
Ai i bëri thirrje Kongresit që të miratojë fonde shtesë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Ai kishte gjithashtu një mesazh për Putinin: “Mesazhi im për presidentin Putin, të cilin e njoh për një kohë të gjatë, është i thjeshtë. Ne nuk do të largohemi. Ne nuk do të përkulemi. Unë nuk do të përkulem.”
Putini i Rusisë është në marshim, duke sulmuar Ukrainën dhe duke mbjellë kaos në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Nëse dikush në këtë dhomë mendon se Putini do të ndalet në Ukrainë, unë ju siguroj se ai nuk do të ndalet. Por Ukraina mund ta ndalë Putinin nëse ne e mbështesim Ukrainën me armët që i nevojiten për t’u mbrojtur. Kjo është gjithçka që kërkon Ukraina. Ata nuk po kërkojnë ushtarë amerikanë. Në fakt, nuk ka ushtarë amerikanë në luftë në Ukrainë. Por tani ndihma për Ukrainën po bllokohet nga ata që duan që ne të tërhiqemi nga roli udhëheqës në botëror”, tha Presidenti Biden.
Ky fjalim tregon qartë, se nëse presidenti Biden e fiton garën presidenciale në zgjedhjet e nëntorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndjekin të njëjtën politikë kundër Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës, sikur deri më tani, si dhe në mbështetje të lidhjeve transatlantike.
/TV Arbëria