Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ambasadori suedez e falënderon Osmanin që festuan bashkë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Ambasadori suedez e falënderon Osmanin që festuan bashkë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje ka vizituar ambasadën suedeze në Kosovë me rastin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Nga atje, Osmani tha se ky hap e forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe atë evropiane.

Ndërsa, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, e falënderoi Osmanin për vizitën dhe për festën në ditën, siç e quajti ai, historike për Suedinë.

“Zonja presidente, kënaqësia ishte e gjitha e imja. Faleminderit që festuat ditën historike të Suedisë me mua dhe kolegët e mi në ambasadën suedeze”, shkroi ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress