Një grua është gjetur e vdekur dje në shtëpinë e saj në Podujevë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM I VDEKJES – Podujevë 07.03.2024 – 13:30. Viktima femër nga Kosova është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
/TV Arbëria