Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Jashari: Ky 7 mars i vitit 2024 mësimdhënësit e Kosovës i gjen goxha të zhgënjyer

Jashari: Ky 7 mars i vitit 2024 mësimdhënësit e Kosovës i gjen goxha të zhgënjyer

Kryetari i SBASHK- ut, Rrahman Jashari në një prononcim për Tv Arbëria në ditën e mësuesit u shpreh i pakënaqur me statusin e mësuesit, ai tha se Qeveria se qan hallin për ta.

“Dita e mësuesit është data më e madhe e arsimit shqip, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe në viset e tjera ku kemi shkolla shqipe. Eshtë një ditë që na jep mundësi të shpalosim kujtimet për pishtarët e parë të dijes, por kujtesa na kthehet edhe te vitet 90-ta dhe shprehim respekt meritor për të gjithë punëtorët e arsimit të atyre viteve që e mbrojtën arsimin shqip karshi gurtunave të pushtuesit”, tha ai.

Jashari potencoi se ky 7 mars i vitit 2024 mësimdhënësit e Kosovës i gjen goxha të zhgënjyer.

“Kanë pritur shumë nga ligji i pagave dhe e kishin një zhgënjim goxha të madh e ky zhgënjim u shtua akoma më shumë me vendimin e njëanjshëm e pa u bazuar në kërkesat tona për vlerën e koeficientit.

Se ngritja nga 105 në 110 e koeficientit është ironike, sepse sjell një ngritje tepër të ulët prej 28 euro në arsimin parauniversitar  dhe kjo ka shtuar pakënaqësitë në tërë sistemin arsimor”, u shpreh Jashari.

“Po ashtu 7 marsi i vitit 2024 edhe pse kishim premtime të mëdha e gjen shkollën shqipe me shpuzë dhe shkumës e jo me mjete bashkëkohore të shekullit XXl” , theksoi ai.

Kryetari i SBASHK-ut përmendi edhe kryeministrin Kurti dhe ministren, Arbërie Nagavci të cilët sipas tij kishin mohuar të drejtën e dialogut me ta.

“Zonja Nagavci që nga greva e shtatorit, ajo grevë e gjatë nuk gjeti kohë e nuk deshi të takohej me ne për të biseduar për të gjitha shqetësimet që neve na i adresojnë anëtarësia.

Video e plotë:

/TV Arbëria