Ndihmën e Policisë ka kërkuar edhe një grua në Fushë Kosovë, e cila ka raportuar se djali i saj i mitur është zhdukur.
Mësohet se nëna ka deklaruar se i biri 15-vjeçar është larguar nga shtëpia dhe nuk di gjë për fatin e tij, pasi i njëjti s’është lajmëruar në thirrjet e saj.
Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili, sipas raportimit të sinjalit ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e djalit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.