Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, kulmon me “Natën e Zjarreve” e cila do të mbahet sonte në Prekaz.
Me këtë rast edhe përfundon manifestimi gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Gjatë tri ditëve, më 5,6 dhe 7 mars janë shënuar aktivitete të shumta.
Ndërkaq, sonte nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Pas ndezjes së flakadanëve, pritet të vazhdojë manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
/TV Arbëria