Donald Trump nuk ka humbur kohë pas njoftimit të Nikki Haleyt se ajo do të tërhiqet nga gara republikane për president të SHBA-së.
Duke shkruar në platformën personale të “Truth Social”, ai tha se “Nikki Haley u trondit mbrëmë, në mënyrë rekorde, pavarësisht faktit se demokratët, për arsye të panjohura, lejohen të votojnë në Vermont dhe në zgjedhje të ndryshme paraprake të tjera republikane”.
“Në këtë pikë, shpresoj që ajo të qëndrojë në “garë” dhe të luftojë deri në fund”, tha 77-vjeçari.
Kujtojmë se Haley ka deklaruar se nuk do ta mbështes Trumpin në garën për president kundër kandidatit të mundshëm demokrat, Joe Biden.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e marte) të këtij viti.