Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Humb jetën qytetari nga Ferizaj, dyshohet se ra aksidentalisht në lumë në afërsi të pikës kufitare

Humb jetën qytetari nga Ferizaj, dyshohet se ra aksidentalisht në lumë në afërsi të pikës kufitare

Mbrëmjen e së martës një tragjedi ka ndodhur në afërsi të pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”, ku një person 69-vjeçar nga Ferizaj, dyshohet se ka rënë në lumin Morava duke humbur edhe jetën.

I ndjeri, bashkë me djalin dhe vajzën, ishte duke udhëtuar me makinë drejt pikës kufitare,  por ai është afruar drejt lumit ku dyshohet se ka rënë aty aksidentalisht.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, njoftoi se rasti është nën hetim derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Policia e Kosovës Ranilluk ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare “Dheu i bardhë”, ka njoftuar Hashani.

“Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK “Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lumë”, ka shtuar tutje Hashani.

Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse të cilat janë marrë me rastin.

Prokurori i shtetit është njoftuar dhe ka urdhëruar procedurat e nevojshme për hetim.

Rrethanat e këtij rasti të trishtë po vazhdojnë të hetohen nga autoritetet lokale./Telegrafi/

Themes by WordPress