Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Epopeja e UÇK-së ka përcaktuar fatin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Ajo ka thënë se kjo ditë rikthen kujtimet e periudhës më të lavdishme të historisë që lidhen me përpjekjet për liri e pavarësi.
Osmani këto deklarata i bëri në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Marsi është një muaj kur shpirti i pa etur i Adem Jasharit i dha hov luftës dhe regjimit. Sërish vjen marsi nuk është më vetëm një këngë por moto e luftës sonë për liri, e identifikuar me komandantin Adem Jashari. Në 16 vjetorin e pavarësisë, Epopeja shënon 26 vjetorin e saj, ku te gjithë anëtaret e familjes Jashari treguan heroizëm të pashoq, që simbolizonte vet Kosovën. Ata udhëhoqën betejën për liri prandaj u detyrohemi atij dhe secilit çlirimtar me mirënjohje të përhershme. Do ta nderojmë kujtimin për ta, rruga jonë ka qenë me plote sfida e ne kemi dal fitimtar. Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë. Vepra e Adem Jashari dhe gjithë familjes së tij është një testament, ai e bëri andaj u shndërrua në heroi tonë të përjetshëm, ishte më shumë se një komandant, vizionar që s’njihte kufi. Me Ademi e ri, Hamzën e ri, shtëpitë e Jasharve lulëzojnë jetë. Zoti e bekoftë familjen Jashari, dëshmorët dhe Republikën tonë”.
“Më, 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, Shaban Jashari, Ademi, Hamza dhe të gjithë anëtarët e familjes, treguan heroizëm e sakrificë, duke mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre. Pragu i shtëpisë së Jasharajve, në fakt, simbolizonte vetë Kosovën”, ka thënë ajo.