Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lajçak sot takohet me zv/kryeministrin Bislimi në Kosovë

Lajçak sot takohet me zv/kryeministrin Bislimi në Kosovë

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë në Prishtinë.

Ai pritet të takohet me zv/kryeministrin Besnik Bislimi. Lajmi është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës.

Njoftimi:

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

Vendi: Ndërtesa e Qeverisë

Koha: 09:30