Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lirohet nga QKUK-ja personi që u plagos sot në Prishtinë

Lirohet nga QKUK-ja personi që u plagos sot në Prishtinë

I plagosuri i sotëm në qendër të Prishtinës, është liruar nga QKUK-ja për në shtëpi.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin, mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla.

Gjatë ditës Syla ka treguar për Insajderin se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja momentale është jashtë rrezikut për jetë. I kemi përfunduar të gjitha procedurat mjekësore dhe besoj që brenda ditës do të jetë i gatshëm edhe që të lirohet nga spitali”, ka thënë Syla për Insajderi.

Insajderi ka sjellur gjithashtu edhe pamje ekskluzive të momentit kur ndodhi plagosja e tij.

Në video shihen teksa tre persona grushtohen me njëri tjetri, ku më pas njëri nga ta gjuan me armë duke e lënë një person të plagosur.

Të njëjtit largohen nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit “Audi”.

Insajderi mëson se emri i personit të plagosur është Pajtim Gashi.