Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nesër do të inaugurohet objekti i ri për prodhimin e dokumenteve

Nesër do të inaugurohet objekti i ri për prodhimin e dokumenteve

Nesër do të inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, ku ndër tjerash thuhet se në inaugurim do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe u.d drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.

“Ceremonia do të mbahet nesër, 5 mars 2024, në objektin e ish-Rilindjes, që është njohur edhe si objekti i televizionit 21 dhe fillon në ora 08:30”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria