Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti: Rruga drejt bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik ka edhe pengesa të veta

Kurti: Rruga drejt bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik ka edhe pengesa të veta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës me temë “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”.

Kurti me këtë rast deklaroj se rruga drejt bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik ka edhe pengesa të veta duke  akuzuar Serbinë, se po përpiqet të pengojë përparimin e rajonit në integrimin evropian.

‘’Ka fushata të keqinformimit dhe dezinformimit, perspektiva euroatlantike duhet të forcohet në 3 vitet e fundit të qeverisjes sonë, kemi pasur përmirësime në këtë drejtim. Po punojmë shumë për të hequr pengesat në tregti, rrugëtimi drejt integrimit euroatlantik nuk mund të niset vetëm, ai kërkon përkushtimin ndaj reformave’’, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka theksuar se Kosova po vazhdon ta japë kontributin e saj për integrim në BE.

”Për Republikën e Kosovës termi translantik është shumë I rëndësishëm, jemi dëshmitar si popull që pa funksionimin e translantikut  do të ishte e vështirë edhe liria e Kosovës”, tha Konjufca.

/TV Arbëria