Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ballkani e Dukagjini synojnë të rikthehen te fitoret – Formacionet zyrtare

Ballkani e Dukagjini synojnë të rikthehen te fitoret – Formacionet zyrtare

Dukagjini është nikoqir i Ballkanit në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit kosovar.

Klinasit në këtë takim vijnë pas humbjes nga Drita me rezultat 2-0 dhe synojnë që të kthehen te rezultatet pozitive.

Në anën tjetër kampioni në fuqi ka tre ndeshje pa fitore duke barazuar në dy prej tyre dhe duke humbur nga rivali direkt Drita.

Ballkani synon që të rikthehet te fitoret në një terren shumë të vështirë që ka dy vite që nuk fiton.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Brozi, Pllana, Iseni, Basri,Daci, Feka, Elezaj, Umerfaruk, Morina, Paulo Victor, Elezaj

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Dellova, Jashanica, Trashi, Kuc, Limaj, Korenica, Gripshi, Danfa./Telegrafi/

 

Powered by WordPress