Problemi me kartëmonedhat false është duke vazhduar tash e sa muaj.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një qytetar, zyrtar i bankës, ka lajmëruar për një shumë prej 2053 eurove që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Ankuesi kosovar, zyrtar i një banke, ka njoftuar se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë./Paparaci/