Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekjeje në Pejë. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë 2-3 metra, është gjetur një trup njeriu.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“HETIM I VDEKJES – Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull nga Kosova, ka informuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, thuhet në raport.
/TV Arbëria