Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri holandez Mark Rutte nënshkruan sot në Kharkiv një marrëveshje dypalëshe të sigurisë.
Marrëveshja parashikon që Holanda do t’i japë Ukrainës dy miliardë euro ndihmë ushtarake këtë vit dhe ndihmë të tjera të mbrojtjes në dhjetë vitet e ardhshme, njoftoi Zelensky në rrjetin social X.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së paparalajmëruar të Rutte në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili është vetëm 42 kilometra nga kufiri rus dhe është shënjestruar rregullisht nga sulmet ajrore ruse.
Holanda është vendi i shtatë që nënshkruan një marrëveshje sigurie dhjetëvjeçare me Kievin. Marrëveshjet kanë për qëllim forcimin e sigurisë së Ukrainës derisa ajo të bëhet anëtare e NATO-s. Kanada, Italia, Gjermania, Franca, Danimarka dhe Britania nënshkruan marrëveshje sigurie me Ukrainën në dy muajt e fundit.
/TV Arbëria