Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka treguar se kur do të rikthehen nga lëndimet portieri, Thibaut Courtois dhe mbrojtësi Eder Militao.
Courtois dhe Militao kanë qenë mungesa të vazhdueshme për Realin këtë sezon, pasi që të dy pësuan lëndime të rënda në ligamentet e tyre.
Por, Ancelotti tani e ka konfirmuar se rikthimi i tyre në fushë nuk është larg, respektivisht dyshja do të rikthehen në muajin prill.
“Pas ndeshjes kundër Mallorcas më 14 prill, Courtois dhe Mallorca mund të rikthehen”, tha Ancelotti.
Lajm ky i mirë për Realin, pasi që më 21 prill do të zhvillojë “El Clasicon” kundër Barcelonës.
/TV Arbëria