Ende është herët të dihet se sa njerëz morën pjesë sot në funeralin e Alexei Navalny – por padyshim që është në mijëra.
Kishte një prani të madhe të policisë, të cilat zbatuan urdhrat e Kremlinit – arrestimin e njerëzve që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të kritikut të Vladimir Putinit.
“Jo luftës”, “Rusia pa Putin” dhe “Rusia do të jetë e lirë”, ishin disa prej thirrjeve të pranishmëve në varrimin e 74-vjeçarit, shkruan bbc.
Shumë prej tyre janë arrestuar në mënyrë rutinore thjesht sepse mbanin pankarta që mbanin këto slogane.
Kujtojmë se autoritetet ruse kanë paralajmëruar se janë të paligjshme tubimet për varrimin e ish-opozitarit rus.
Ndryshe, Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus, ku po vuante disa dënime në saje të akuzave të sajuara.
Участника похоронной процессии задержали у моста между церковью и кладбищем
Несколько силовиков заломили ему руки и повели через улицу в автозак. Имя, а также причины задержания, пока не известныhttps://t.co/gTjP0PHxzy
Видео: PLUSHEV/ПЛЮЩЕВ pic.twitter.com/WwoMDey6GX— ОВД-Инфо (@OvdInfo) March 1, 2024