Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur takim me strukturat e saj në degët e rajonit të Prishtinës.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të AAK-së.
“Strukturat drejtuese të AAK-së në rajonin e Prishtinës, ku morën pjesë degët nga: Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi, sot kanë diskutuar aspektet e organizimit të brendshëm të Aleancës, kjo në kontekstin e zhvillimeve politike në vend. Vërehet një mobilizim i shtuar i strukturave të Aleancës me qëllim të përballjes me sfidat shumë të mëdha me të cilat aktualisht po përballen komunat respektive si pasojë e qeverisjes së dobët në vend”, thuhet në njoftim.
AAK thotë se bashkimi i strukturave partiake në një front opozitar po i jep frytet e veta.
“Bashkimi i shumë oponentëve dhe strukturave partiake në një front të përbashkët opozitar po i jep frytet e veta”, shprehet AAK.
/TV Arbëria