Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Ismaili: Koha për qartësim më të zëshëm

Ismaili: Koha për qartësim më të zëshëm

Shkruan: Besa Ismaili -Vendi më proeuropian që jemi – dhe ne jemi nën sanksione nga Bashkimi Evropian. Vendi më proamerikan jemi – por kemi një qeveri që prishë partneritetin me SHBA-të.

Qytetarët që në sondazhe dalin mbi 80% proamerikan, po aq duhet të dalin karshi pushtetarëve që prishin këtë proamerikanizëm.

Nëse nuk është paradoksale për ju, duhet të jetë hipokrite.

Nëse nuk është hipokrizi, por është konfuzion dhe lajthitje mendoj unë, qytetarët le të bëjnë dallimin dhe qartësimin zëshëm.

Ambasadori thotë se partneriteti me qeverinë është prishur, nga partneriteti i degraduar do të ketë pasoja dhe implikime por ne jemi dhe do të jemi me qytetarët e Kosovës.

Edhe qytetarët e Kosovës duhet të thonë se janë dhe do të jenë me SHBA-të, dhe që qeveria që degradon partneritetin me SHBA do të ketë pasoja dhe implikime.

Assesi pasojat e këtij degradimi nuk duhet lejuar t’i bartin qytetarët! Assesi.

/TV Arbëria

Powered by WordPress