Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Sveçla, Hoxha dhe Kryetari nga AKB, Shahni nënshkruajnë marrëveshje për zbritje të produkteve për zjarrëfiksit dhe zyrtarët policor

Sveçla, Hoxha dhe Kryetari nga AKB, Shahni nënshkruajnë marrëveshje për zbritje të produkteve për zjarrëfiksit dhe zyrtarët policor

Ministria e Punëve të Brendeshme dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ofrimin e zbritjes në produkte për zjarrëfikësit dhe zyrtarët policor.

Ministri i Punëve të Brendeshme Xhelal Sveçla, nën shoqërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z.Gazmed Hoxha dhe Drejtorit të Depertamentit të Gatishmërisë në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave z.Mustafë kanë pritur sot në takim Kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve z. Agim Shahini, i shoqëruar nga anëtarët e bordit të AKB-së z. Shkëlzen Jusaj, z. Xhevdet Rexhepi dhe znj. Lumnije Ajdini.

Nga ky bashkëpunim është bërë e ditur se për zyrtarët policor dhe zjarrëfikësit do të ofrohen produkte dhe shërbime nga 5-50% në sektorin e ushqimit, veshmbathjeve, derivateve të naftës, shërbime mjekësore, shërbime juridike, transport me taksi, hoteleri dhe gastronomi, si dhe qiramarrje të mjeteve.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit do të njoftohen me kohë për fazat e implementimit të kësaj marrëveshje përmes personave të caktuar brenda institucioneve të tyre.

/TV Arbëria

Themes by WordPress