“Robert Lewandowski i Kosovës”, Albion Rrahmani po shkëlqen në Rumani me skuadrën e Rapid Bukureshtit.
Ylli i Kosovës bëri sot paraqiten e 13 të tij në Superligën e Rumanisë, dhe këtë e shënoi me dy gola.
Rrahmani shënoi në minutën e 1’ dhe në minutën e 82’ në fitoren 4:1 të Rapid Bukureshtit kundër skuadrës së UTA Arad.
Me golat e sotëm, Rrahmani tani numëron 11 gola në 13 paraqitje me Rapidin në Superligën e Rumanisë, e po ashtu ka regjistruar edhe dy asistime mbi emrin e tij.
Në përgjithësi, në 18 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ylli i Kosovës ka regjistruar 13 gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.
/TV Arbëria