Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Sot varroset i riu që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë

Sot varroset i riu që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë

Sot varroset 26-vjeçari Shkumbin Hebibaj që vdiq pas goditjes nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, më 26 shkurt.

Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e fshatit Ballaboq të Deçanit.

“Rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, është prononcuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Themes by WordPress