Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Protestë kundër vizitës në Podgoricë të udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik

Protestë kundër vizitës në Podgoricë të udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik

Një grup qytetarësh u mblodhën të martën para ndërtesës së parlamentit të Malit të Zi, në shenjë proteste kundër vizitës në Podgoricë të udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik.

Ai u prit nga kryetari i parlamentit malazez, Andrija Mandiq, i cili përfaqëson partitë pro-ruse dhe pro-serbe në Malin e Zi.

Protestuesit mbanin pankarta: “Po, Bosnja dhe Hercegovina është e përjetshme”, “ithtarët e Putinit nuk janë të mirëpritur”, “për Bosnje dhe Hercegovinën integrale dhe të pandashme”, “Dodik nuk është rruga për në Evropë”, “Ne nuk duam Republikën Srpska në Mal të Zi” , “Srebrenica është gjenocid”, “Larg duart nga ndryshimi i kufijve” e të tjera.

Protestuesit thanë se sot përkujtojnë vrasjet e pjesëtarëve të komunitetit mysliman në Shtërpci nga forcat serbe dhe se me veprimet e sotme Mali i Zi “po i vret sërish”. “Ky është thelbi i kësaj historie dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot. Ne nuk i mbështesim kriminelët”, thanë ata.

Qeveria dhe presidenti i Malit të Zi thanë se nuk kanë informacione zyrtare për vizitën e presidentit të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik./VOA/

Powered by WordPress