Rrustemi: Opozita ka një farë gëzimi në deklarimet e tyre në masat e BE-së ndaj Kosovës

Adnan Rrustemi- deputet i Vetëvendosjes ka deklaruar se...

Një vit nga sulmi në Banjskë: Pyetje pa përgjigje dhe hetime në Prishtinë e Beograd

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Opozita në Prishtinë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal

Extra AL PVC

Kuvendi Komunal i Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të martën ka nisur votimin e fshehtë për shkarkimin e kryesuesit Pëllumb Bajçinovci, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe LDK-së në kryeqytet. Në sallë janë asamblistët e Vetëvendosjes, PDK-së, AAK-së e AKR-së.

Bajçinovci ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.

Para votimit, kryetari Përparim Rama, akuzoi asamblistët për “rrëmbim të pushtetit”. Bashkë me Bajçinovcin, pas fjalimit e para votimit, lëshuan sallën.

“Kjo është politika juaj me i ndalu projektet. Tani kur Rruga A po përfundon me kohë rekorde, ndërtimi i gjashtë shkolla dhe çerdheve. Tani kur unaza e qytetit është në proces. Këto po ndodhin kur ndërkombëtarët po besojnë… tani kur po kthehem nga Katari dhe kam marrë zotimin për projekte të reja. Ndodhemi në një pikë udhëkryqi në kryeqytet…. Kjo është tentativë për të rrëmbyer pushtetin. Po tentohet të bllokohet kryeqyteti”, ka thënë Rama.

E Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të Vetëvendosjes dhe iniciues i seancës, ka thënë se largimi i Ramës është “shpërfaqja më e mirë e tij”. “Akoma nuk kemi mbledhje të rregullta, kryesuesi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ta zhbllokojë Kuvendin. Nuk është angazhuar. Bajçinovci ka dështuar dhe nuk ka performancë të mirë”, ka thënë ai.

Shefi i asamblistëve të PDK-së, Leutrim Retkorceri, ka thënë se situata aktuale ka ardhur “pashmangshëm nga Përparim Rama”.

“Në fjalimin e vet më herët, nuk e ka respektuar as qytetarin, as veten e as partnerin. Ishte interesi publik ai që na ndau. Ishte Badovci. Kuvendin dhe kryeqytetin nuk do ta mbajë të bllokuar as Përparimi e as Pëllumbi”, ka thënë ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Rrustemi: Opozita ka një farë gëzimi në deklarimet e tyre në masat e BE-së ndaj Kosovës

Adnan Rrustemi- deputet i Vetëvendosjes ka deklaruar se...

Një vit nga sulmi në Banjskë: Pyetje pa përgjigje dhe hetime në Prishtinë e Beograd

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit,...

Mihrije Braha me mesazh të veçant ndaj atyre që e ngushëlluan për nënën

Pas vdekjes së nënës, këngëtarja Mihrije Braha më anë...

Nesër një vit nga sulmi në Banjskë, Tahiri: Kosova vazhdon me qenë e izoluar dhe nën masa, për Serbinë asnjë ndëshkim të vetëm

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se edhe pse nesër bëhen një vit nga sulmi në Banjskë të Zveçanit, Kosova...

Rrustemi: Opozita ka një farë gëzimi në deklarimet e tyre në masat e BE-së ndaj Kosovës

Adnan Rrustemi- deputet i Vetëvendosjes ka deklaruar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta, e që në fakt ato...

Një vit nga sulmi në Banjskë: Pyetje pa përgjigje dhe hetime në Prishtinë e Beograd

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Nga ajo...