Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Seanca për shkarkimin e kryesuesit – Rama lë seancën menjëherë pas fjalimit

Seanca për shkarkimin e kryesuesit – Rama lë seancën menjëherë pas fjalimit

Në Komunën e Prishtinës është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme, me vetëm një pikë të rendit të ditës, shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, të Pëllumb Bajqinovcit, shkruan Insajderi.

Kryetari Përparim Rama pasi mbajti një fjalim ku kritikoi kolegët e opozitës për “veprime puro-politike”, lëshojë sallën e Kuvendit.

Pas tij, u largua edhe kryesuesi Bajqinovci.

“Tani kur transformimi i qytetit po merr formë, ku qindra projekte zhvillimore po zbatohen në teren, po tentohet të ndalet zhvillimi i Prishtinës për inate puro politike. Kjo është politika juaj, politikë e bllokimit të kryeqytetit dhe qytetarëve të saj”, u shpreh i pari i Komunës.

“Kjo tentativë për me rrëmbye pushtet, është një shuplakë për të gjithë qytetarët e Prishtinës. Ne që jemi kujdestarët e këtij qyteti, kemi përgjegjësi më të lartë. Jemi zgjedhur jo për të luajtur lojëra politike, por për ta shndërruar Prishtinën në një qytet me plotë jetë”, u shpreh kryetari Rama.

Ai kërkoi nga asamblistët që të mos votojnë “rrëmbimin” e pushtetit duke shkarkuar kryesuesin Pëllumb Bajçinovcin.