FC Ballkani sot përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se kanë vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Ilir Daja deri në 2026.
Forma e luhtashme e Ballkanit së fundmi në kampionat kishte ngritur pikëpyetje sa i përket të ardhmës së Ilir Dajës, por ja që tashmë Ballkani i ka dhënë fund këtyre dyshimeve.
Postimi i plotë:
Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.
Ai me “orkestren” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë.
Ne i kemi besuar të na prijë betejave.
Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!
Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh
Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.
Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!