Juristët shohin progres në shtrirjen e sovranitetit në veri, por ngecje në aspektin diplomatik

Juristët kanë vlerësuar durimin e Qeverisë në lidhje me...

Ky është vendi më i shtrenjtë në Evropë

  Visual Capitalist ka analizuar diferencat e çmimeve në vendet...

Mbrojtja e Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut kërkon vërtetimin e aktgjykimit lidhur me lirimin nga akuza për krime lufte

  Mbrojtësit e të akuzuarve, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Krijimi i qytetarit borxhli

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli- Viti që e lamë pas, ishte vit i zhytjes edhe më shumë të qytetarëve të Kosovës në borxhe pranë institucioneve financiare. Sipas të dhënave që i ka përmbledhur instituti GAP “gjendja e mbitërheqjeve nga bizneset dhe ekonomitë familjare në fund të dhjetorit 2023 ishte rreth 472 milionë euro, apo për 57 milionë euro (13.7%) më e lartë se në dhjetor 2022.

Veçmas pas vitit 2020, vërehet një rritje e ndjeshme e kësaj kategorie”. Po ashtu, një fat i tillë i ka edhe kreditë konsumuese. Me këtë rast, në vitin 2023, shuma totale e kredive konsumuese  është rritur për 114 milionë euro apo rreth 23% krahasuar me vitin 2022, dhe norma (mesatare) efektive e interesit për kreditë konsumuese është rritur për 0.1 pikë përqindje (p.p) krahasuar me vitin 2022”.

Janë këto shifra që dëshmojnë se gjithnjë e më tepër borxhet po bëhen e vetmja mundësi e qytetarëve të Kosovës për të mbijetuar ekonomikisht. Natyrisht, kjo dukuri është shndërruar në epidemi globale. Sipas të dhënave që i ka prezantuar mediumi DW në dokumentarin, “The global debt crisis-Is the World on the brink of collapse?”, sot kompanitë private, individët dhe shtetet në përgjithësi janë duke u përballur me një rritje enorme të borxheve. Niveli i përgjithshëm i borxheve ka arritur shumën e mbi 300 trilioneve dollarëve”.

Sipas kalkulimeve ekonomike shlyerja  e kësaj shume të borxheve, hipotetikisht mund të bëhet vetëm nëse çdo  qytetar i planetit, punon më shumë se tri vjet e gjysmë pa marrë asgjë në këmbim.

Këto të dhëna alarmante, si në nivel global ashtu edhe në Kosovë, tregojnë mbi efektet që është duke i prodhuar  edhe në shtetin tonë modeli ekonomik dhe politik i debtokracisë.

 E, esencën e këtij rendi e ka shpjeguar sociologu i njohur Mauzizio Lazzarto në librin e tij  “The Making of the Indebted Man” Sipas këtij kritiku, raportet ndërmjet kreditorit dhe borxhliut, i kanë intensifikuar mekanizmat e eksploatimit dhe dominimit thuajse në të gjitha nivelet e shoqërisë . Kështu, po nivelizohen edhe dallimet ndërmjet të punësuarve dhe të atyre që janë të pa punë, konsumatorëve dhe prodhueseve, të pensionuarave dhe përfitueseve të mirëqenies sociale. Pra çdo njëri po bëhet borxhli dhe fajtor para kapitalit financiar.

Ndërkohë, tentakulat e këtij rendi që po krijon qytetar borxhli , janë fuqizuar viteve të fundit më shumë se asnjë herë tjetër më parë. Paradoksalisht implementimi i këtij rendi bizar po ndodh pikërisht në kohën kur shteti i Kosovës po qeveriset nga një parti e cila nominalisht e definon vetveten si të majtë në aspektin ideologjik.

Dëshmi kjo, se tashmë ky pushtet po e shndërron vetën dita ditës vetëm në instrument politik për t’i hapur rrugë fuqizimit të pushtetit financiar të bankave për shkak të politikave ekonomike që i detyronë qytetarët  të zhytën sa më shumë në borxhe për të mbijetuar, një metodë kjo ,që të njëjtën kohë për t’i trysur, disiplinuar dhe nënshtruar politikisht.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Juristët shohin progres në shtrirjen e sovranitetit në veri, por ngecje në aspektin diplomatik

Juristët kanë vlerësuar durimin e Qeverisë në lidhje me...

Ky është vendi më i shtrenjtë në Evropë

  Visual Capitalist ka analizuar diferencat e çmimeve në vendet...

Mbrojtja e Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut kërkon vërtetimin e aktgjykimit lidhur me lirimin nga akuza për krime lufte

  Mbrojtësit e të akuzuarve, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku,...

Arktiku, arena e radhës e konfliktit/ Lavrov: Jemi gati për luftën me Aleancën e Atlantikut

  Rusia është “plotësisht e gatshme” për një konflikt me...

Juristët shohin progres në shtrirjen e sovranitetit në veri, por ngecje në aspektin diplomatik

Juristët kanë vlerësuar durimin e Qeverisë në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit, derisa ata se e shohin si progres shtrimin e sovranitetit...

Ky është vendi më i shtrenjtë në Evropë

  Visual Capitalist ka analizuar diferencat e çmimeve në vendet e Bashkimit Evropian, duke përdorur të dhëna nga Eurostat. Çmimet relative u përcaktuan nga paratë e...

Mbrojtja e Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut kërkon vërtetimin e aktgjykimit lidhur me lirimin nga akuza për krime lufte

  Mbrojtësit e të akuzuarve, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku, avokatët Mexhit Syla dhe Artan Qerkini kërkuan nga Gjykata e Apelit që të vërtetojë aktgjykimin...